Pacientja M.Z, 45 vjeç

Pacientja M.Z, 45 vjeç, paraqitet me ankesat e një formacioni në gl. mamare sinister infero-extern, afër areolës. Në ekografi evidentohet një formacion FI 1.8 x 2 cm i kufizuar mirë. Në mamografi, formacion BIRADS 3. I propozohet ekstizioni i formacionit dhe biopsi ex tempore. Realizohet rezeksion sektorial dhe biopsi ex tempore, e cila rezulton fibroadenom me fokuse atipike (adenosis mamare), zgjerohet rezeksioni mamare. Realizohet rimodelimi i gjirit dhe plastika Benelli. Materiali dërgohet për biopsi definitive dhe IHC. E sjellim këtë rast që çdo formacion në gji duhet vlerësuar, sepse mund të jetë një kandidat për të bërë kancer në të ardhmen, duke u nisur edhe nga biopsia e cila evidenton fokuse të vogla atipike. (Për kujtesë, pacientja është me faktor rreziku, pasi ka familjarë me Ca mamare, që e shtojnë rrezikun.)