Mjekët tanë specialistë të ORL-së ofrojnë kujdes të plotë për problemet me veshët, hundën, fytin dhe strukturat e kokës e qafës. Në klinikën tonë përdorim pajisje moderne diagnostikuese për një trajtim sa më të saktë dhe të sigurt.
Shërbimet që ne ofrojmë:
-
Vizita ORL (hundë, veshë, laring)
-
Ndërhyrje estetike të hundës, veshëve dhe fytyrës (rhinoplastikë, otoplastikë, lifting)
-
Ndërhyrje kirurgjikale për sëmundjet e hundës, heqjen e bajameve dhe mishit të huaj te fëmijët dhe të rriturit
-
Ndërhyrje për sëmundje të ndryshme të gojës, të gjuhës dhe fytyrës