TRU-CUT Biopsi e Heparit (Biopsi e Mëlçisë)

Tru-cut biopsy e heparit është nje procedure diagnostike që përdoret për të marrë një copëz indi nga mëlçia (hepari) për ta ekzaminuar nën mikroskop. Kjo ndihmon mjekët të percaktojnë shkakun e sëmundjeve të mëlçisë.


Si kryhet procedura:
1. Pacienti vendoset në shpinë ose anash (zakonisht me krahun e djathtë mbi kokë).
2. Ekografia na ndihmon për të identifikuar zonën më të pershtatshme të mëlçisë.
3. Lëkura në zonën mbi mëlçi pastrohet dhe mpihet me anestezi lokale.
4. Një gjilpërë speciale Tru-Cut futet në mëlçi për të marrë një fragment të vogël indi (1-2 cm).
5. Mostra dërgohet në laborator histopatologjik për analizë mikroskopike.